Dhunë e kaos në protestë? Rama kërcënon opozitën me mesazhe të fshehta
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka lëshuar disa mesazhe para protestës për qytetarët që do të jenë pjesë e protestës së të shtunës.

Rama u shpreh se askush nuk do të prekë me dorë protestuesit, vetëm nëse ata nuk kalojnë vijat...

Kjo si një "mesazh" për opozitën dhe protestuesit të cilët kanë paralajmëruar protestë të dhunshme.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Ata që u zemëruan se vëllai i MB qenka trafikant droge, çfarë do mendoni për veten tuaj, kur kjo që unë them të dalë si unë po them, e kur të mësoni se bëhet fjalë për një tallje të madhe me të gjithë ju, që synon destabilizmin e vendit jo një skup mediatik, si do ju duket vetja pasi të dilni në protestë kur të mësoni se keni dalë në protestë si shkohet në kinema për të parë një film e për të mbushur sallën e kinemasë, si do ju duket vetja

Koha kur shkoje në protestë e nuk ktheheshe në shtëpi, por në morgun e Tiranës ka vdekur. Kur ktheheshe ilegal me brinje të thyera ka vdekur. Në protestë mund te dale kush të dojë, nuk e prek kush me dore, sigurisht duke ruajtur ato vijat, por pyetja nuk është protesta, por tallja më e madhe.

Mendojeni thjesht që të mos ju duket vetja të keqpërdorur me paralajmërim se ky esetë paralajmërimi që kjo është tallje. Çdo shqiptar që nuk do negociatat duhet të iki në protestë të bejë çmos, të shkoje e të mos lëvizë sa t’ia arrije qëllimit, negociata të mos hapen. Kush i do negociatat duhet ta dije se me apo pa dashje shkon aty për të kontribuar për të kundërtën këtë di të them. /albeu.com/

Shtuar më 24/05/2018, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori