Igli Cara kandidat i PD-së në Durrës, sa vota mori në Primare

Igli Cara është zgjedhur si kandidat për zgjedhjet e 14 majit. Cara mori 1398 vota, ndërsa Armand Dervishi ka marrë vetëm 299 vota.

Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.


Shtuar 4.12.2022 20:55