Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Kozma Dashi, ka denoncuar heshtjen e Ramës për dhunën në
Parlament duke i'u referuar rastit të demokratit Strazimiri.
Ai është shprehur se në
Parlament, kryeministri Edi
Rama ka futur persona të inkriminuar të cilët i përdor për të goditur opozitën.
“Edi
Rama prej 25 ditësh i detyrohet opinionit publik, ose të paktën zgjedhësve të tij, një reagim për inkriminimin e
parlamentit.
Kur votuan më 23 qershor, zgjedhësit e tij kishin parasysh shëndetësinë falas, legalizimin falas, e pjesën tjetër të parajsës së premtuar nga
Rama.
Ata nuk votuan që Edi
Rama të instalonte në
parlament skuadra dhune, me persona të dënuar më parë për vepra të rënda penale, si shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe heqje të lirisë së tjetrit.
Prej 25 ditësh, botërisht u pa se inkriminimi i
parlamentit dhe më tej, përdorimi i personave të inkriminuar për të goditur e kërcënuar me jetë opozitën, në përpjekje për ti mbyllur gojën e ndaluar fjalën e lirë, ishte skenari i mirëmenduar i Ramës.
Edi
Rama dëboi nga lista dy kandidate gra, vetëm e vetëm për të pasur në
parlament Arben Ndokën. Tani që provat dhe dokumentat zyrtare prej 25 ditësh janë pasqyra e kësaj ane të errët dhe mafioze të Edi Ramës, ai nuk përgjigjet, hesht, bën të paditurin”, tha më tej ai./albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014,
ora 12:18