Dhuna ndaj gazetarit, reagon PD: Sulm banditesk, Rama ka kapur shumicën e medias
Partia Demokratike më anë të një njoftimi zyrtar për median bën me dije se dënon sulmin banditesk ndaj gazetarit Elvi Fundo.

Sipas PD-së sulmi ndaj gazetarit ka prejardhje politike dhe po ndodh në një kohë kur kur qeveria Rama është e angazhuar frontalisht në shantazhe dhe kërcënime ndaj medias me qëllim kapjen e saj totale dhe asgjesimin e fjalës së lire.

Njoftimi i policisë

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin banditesk ndaj gazetarit Elvi Fundo.

Kjo goditje ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shypit vjen në kohën kur qeveria Rama është e angazhuar frontalisht në shantazhe dhe kërcënime ndaj medias me qëllim kapjen e saj totale dhe asgjesimin e fjalës së lirë.

Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vërë para drejtësisë autorët e sulmit banditesk ndaj gazetarit Elvi Fundo./albeu.com/

Shtuar më 08/03/2017, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori