Elvana Gjata shfaqet si asnjëherë, çfarë po “gatuan” me Mozzik

Mozzik dhe Elvana Gjata kanë konfirmuar së fundmi bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre, për të cilin kanë nisur që vitin e kaluar.

Para pak ditësh Mozzik postoi një video me një nga refrenet e këngës së tij të re pjesë e albumit “Lamboziki”. Reperi paralajmëroi se do jetë duet por nuk zbuloi emrin e artistes e më pas ishte Elvana që postoi një video të ngjashme në makinë duke kënduar refrenin teksa i kishte bërë tag edhe Mozzik.

Sot, reperi ka ndarë një tjetër postim, një foto Elvanën, të dy me doreza boksi. Kjo mund të jetë mbase pjesë e videoklipit, që dyshja thuhet se e ka realizuar në Prishtinë.

Krahas fotos, Mozzik shkruan se “S’ka” është një këngë që e do shumë dhe “perlë” siç e ka quajtur ai.

“1 kong që e du shumë, 1 kong që e kemi bo me shumë qef e vullnet të mirë. 1 këngë perlë”, shkeuan Mozzik, që tregon se shumë shpejt do të publikohet, bashkë me videoklip.

Nuk ka ende një datë për publikimin, por nisur nga hashtagu #janar2021, hiti duket se do të vijë brenda këtij muaji.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)


Shtuar 15.01.2022 16:38