Dhuna ndaj gazetarit Fundo, reagon Rama: Ishte akt kriminal
Kryeministri Edi Rama reagoi para pak minutash në lidhje me dhunimin e gazetarit Elvi Fundo duke e cilësuar atë një akt kriminal ndërkohë që shigjetoi edhe demokratët, të cilët sipas tij po i japin ngjyrime politike kësaj ngjarjeje.

"Dënoj me forcë aktin e dhunës ndaj gazetarit Elvi Fundo.Zbardhje e plotë sa më parë e këtij krimi. Neveri për politizimin e kësaj barbarie nga #VajmedetPD"., - shkruan Rama në Facebook.

Fill pas sulmit ndaj gazetarit reagoi selia e PD-së duke akuzuar qeverinë se ajo kishte kapur mediat dhe po frikësonte gazetarët. /Albeu.com/
Shtuar më 08/03/2017, ora 15:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori