Dhunë në jetimoren e Shkodrës, lirohet nga burgu ish-drejtoresha Albana Llazani
Ish-drejtoresha e shtëpisë së fëmijësShkodër, Albana Llazani, ka lënë sot qelinë e burgut në qytetin e Tiranës. Albana Llazani u arrestua 8 muaj më parë për dhunë ndaj fëmijëve në shtëpinë e fëmijësShkodër.

Gjykata e Shkodrës nuk pranoi ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtoren e shtëpisë së fëmijës Albana Llazani e akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “keqtrajtim të të miturve” pak muaj më parë. Gjykata la në fuqi vendimin e parë duke vendosur “arrest me burg” për ish-drejtoren Llazani.

Ka qenë pala mbrojtëse përmes avokatit Ardjan Hajdari që ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë por në seancën e drejtuar nga gjyqtari Hasan Selimi në muajin qershor, u la në fuqi i njëjti vendim i herës së parë.

Seanca në atë kohë u zhvillua pa praninë e mediave dhe familjarëve, pra me dyer të mbyllura. Në seancë ishte vetëm djali i ish-drejtores Llazani./albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori