Rrahja në Kamzë, në kërkim dy persona
Dy shtetas në kërkim dhe një i shtruar në Spitalin Ushtarak është bilanci i një perleshje ndodhur mes të rinjve një ditë më parë, në Kamzë. Blutë e Tiranës kanë shpallur në kërkim dy të rinj, pas një sherri që ka ndodhur një ditë më parë në një lokal në Kamzë.

Një person ka përfunduar në Spitalin Ushtarak i plagosur, ndërsa bluzat e bardha bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve zyrtare policore, janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.J., i datëlindjes 1989 dhe J.S., i datëlindjes 1993.

"Në datë 30 tetor, në orën 15:30, në rrugën "Londër", Kamëz, në lokalin e shtetasit A.K., personat e shpallur në kërkim kanë goditur me grushta dhe shkelma shtetasit A. M., i datëlindjes 1983 dhe E.S., i datëlindjes 1986. Më pas shtetasi J.S., i ka përplasur me mjetin tip “Volsvagen”, duke i’u shkaktuar dëmtime trupore, ku shtetasi A.M., ndodhet në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën". /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2016, ora 10:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori