Dhunë fizike dhe psikologjike në familje, në pranga dy shtetas në Kavajë
Policia e Kavajës ka vënë në pranga dy shtetas për ushtrim dhune fizike dhe psikologjikefamilje.

Mësohet se të arrestuarit janë -Aljon Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases D. Ç., 31 vjeçe dhe Hysni Gj., 57 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L. Gj., 40 vjeçe.

Shteteseve D. Ç. dhe L. Gj., i'u plotësua kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhërit të mbrojtjes, parashikuar nga Ligji 9669, datë 18.12.2006, për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare.

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorive të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Kavajë, për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

Shtuar më 08/02/2017, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori