Dhunë dhe presion për martesë, gruaja: Më vuri thonjtë në fyt…
Një 43 vjeçar është dënuar nga gjykata pas denoncimit të bashkëjetueses së tij për dhunë fizike dhe psikologjike.

Çifti që kishte vetëm pak muaj që bashkëjetonin përfundoi në dyert e gjykatave pasi gruaja, e devorcuar me burrin e parë e denoncoi atë, Gjergj K., pasi ai ushtronte dhunë ndaj saj dhe kërkonte patjetër martesën me të.

“Jam detyruar dhe kam larguar fëmijën nga shtëpia, sepse Gjergji doli jashtë kontrollit. Mori çekiçin dhe përdori dhunë në sy të fëmijës. Jo se goditi fëmijën, por përdori dhunë dhe theu gjëra. Fëmija u terrorizua.

Ka qenë ora 11 e natës. Jam munduar të sqarohem me të mirë. U mundova me dashamirësi që të gjejmë mirëkuptimin, qoftë edhe për t’u ndarë. Nuk e pranonte këtë”, ka dëshmuar denoncuesja E. O

Më tej, ajo ka dëshmuar se ka marrë edhe kërcënime me jetë nga ish-bashkëjetuesi.

“Më thoshte se ti nuk ke shans të ndahesh nga unë. Ti dhe fëmija jot jeni të mitë. Ai po më shikonte si pronë. Më kërkonte të bashkëjetoja me të, por ai nuk kuptonte që unë kam një natyrë tjetër, kurse ai ka një natyrë tjetër. Me dhunë dhe me imponim nuk mund të funksionojë një familje.

Me idenë e tij familje, sepse thoshte kështu, ose unë ju vras”. Sipas dëshmisë së E. O., i pandehuri herë i lutej, por më pas dilte jashtë kontrollit.

“Unë kam ndenjur e mbyllur gjatë muajve qershor-korrik gusht. Arriti u bë i paparashikueshëm. Ka hyrë në banesë në mes të natës. Më humbnin kartat e identitetit. Policia nuk më pranonte më denoncime për mjetet e identifikimit.

Jeta po më vështirësohej”, ka rrëfyer ajo, shkruan panorama.

Para gjykatës, gruaja ka treguar edhe veprime të dhunshme të të pandehurit. “Ai mendonte të martohej me mua, por unë nuk e mendoj që një grua mund ta mbash me dhunë.

Jam paraqitur një herë në fund të korrikut në polici, pastaj jam paraqitur në fund të muajit gusht. Më ka vënë thonjtë në fyt, por mundohej të mos linte shenja, dhe më ka zënë gojën me rroba në shtëpi”./albeu.com/

Shtuar më 18/03/2017, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori