Dhjetëra familje në Tiranë blejnë ujin pasi vjen i ndotur
Të shqetësuar për ujin e ndotur, dhjetëra familje në lagjen “Ali Demi” në Tiranë jane detyruar ta blejnë. Të ndodhur në këto kushte prej muajsh, e teksa zëri i tyre nuk dëgjohet, ata kanë zgjedhur që të shpenzojnë sërish për të blerë ujin e pastër.

Tubacionet e amortizuara prej kohësh nuk janë prekur me dorë dhe askush nuk ka marrë përsipër për ti kontrolluar ato. Uji në çezmat e tyre nuk mund të përdoret për asgjë dhe mungesa e një zgjidhje, i ka revoltuar këta banorë. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori