Dhjete pika post interviste të "gabuar"!
nga Genti Pulti -

Intervista e dhene nga Top Channel me Presidentin Erdogan eshte nje interviste e porositur, e thate, pa konturet e duhura mediatike te nje interviste normale. Ka disa arsye qe te cojne te keto pika.

Pika e pare; Intervista me nje President te nje shteti tjeter ne kohe zgjedhjesh eshte nje gabim zgjedhje kohe, ose sigurisht eshte nje porosi per te dhene mesazhin e tij!

Pika e dyte; Sokol Balla, nuk eshte nje gazetar i pa formuar dhe i pa informuar, por ai zgjodhi i imponuar sepse nuk dua te kaloj duke thene edhe i paguar, qe kjo interviste te jete ne forme mesazhi per dike, diku, por aspak nje interviste gazetareske!

Pika e trete; Intervista e thate kishte pyetje, por pa nenpyetje te cilat dalin vervetiu nga pergjigjet e te intervistuarit!

Pika e katert; Erdogan, i mesuar tashme hapur te jete shkeles i te drejtes mediatike, per qellime te vetat strategjike te pushtetit apo te integritetit te shtetit, (kjo nuk mund te analizohet sot), gabon diplomatikisht dhe politikisht duke uruar nje kandidat per kryeminister te nje shteti tjeter, duke krijuar nje lloj distancimi nga nje miqesi e mire ndershteterore ne nje zgjedhje pragmatiste!

Pika e peste; Presidenti Erdogan eshte "pak i shokuar" nga mos penetrimi sic do ai me menyrat e tij ne politikat shteterore ne Shqiperi, sic ka arritur te hyje ne shtetet si Maqedonia, Kosova, apo dhe ne disa parametra ne menyre te fshehet ne Greqi, kuptohet kundrejte shperblimeve monetare. Gje te cilen nuk ka mundur ta beje me Gjermanine (e deshiruar prej tij me kembengulje), me Angline, Belgjiken, Austrine, Francen, dhe sigurisht nuk ka mundur ta beje as pertej Atlantikut me Shtetet e Bashkuara (me gjithe propoganden e cdo menyre). Te gjitha keto shtete kane nje ndarje te pa tjetersueshme institucionale midis pushteteve, gje qe Turqia nuk e ka pasur kurre, vetem ne faza te specifikuara interesi!

Pika e gjashte; Ne intervisten e dhene kishte nje format, ku intervistuesi pyeste cfare donte (kjo ka diskutim), dhe i intervistuari pergjigjej si donte vete ai, pa lidhje me pyetjen!

Pika e shtate; Presidenti Erdogan paraqet ne cdo rast nje konflikt politik te brendeshem interesash, gje e cila nuk mund te gjeje vend me kontekstin shqiptar, apo ndoshta me gjere, atehere cfare qellimi ka pasur kjo interviste e dhene me kaq nxitim nga media?!

Pika e tete; Presidenti Erdogan ne intervisten e tij na paraqet se e njeh vendin tone, por duket se nuk njeh konturet historike te perqasjes te dy vendeve, kur flet per vllazeri, sigurisht kete e ben mire me shtete me institucione te pa konsoliduara si Kosova, apo me shtete qe neperkembin kombesite e tjera si Maqedonia, apo me shtete qe jo pak shkelin jo hapur konventat nderkombetare si Greqia!

Pika e nente; Intervista e dhene ne forme mesazhi ne kontekstin shqiptar mund te quhet deshire vasaliteti e Presidentit turk, por e kundershtuar jo pak here nga te gjithe politikanet aktual dhe te perparshem shqiptar, ne te kundert do kishim nje problem shume te madh me shtetet Europiane dhe me gjere!

Pika e dhjete; Intervista e Presidentit Turqise eshte shkelje e marredhenjes politike dhe ndershteterore e nje fqinjesie dhe miqesie, duke mbeshtetur me mesazhe propogandistik njerin krah dhe automatikisht duke shprehur pakenaqesine per krahun tjeter, force politike e cila eshte potencialisht kandidate e barabarte ne zgjedhje (jo si ne Turqi), dhe marrese e pushtetit ndoshta pas 4 viteve, gje qe politikisht nuk mund te harrohet!

Presidenti Turqise, zgjodhi ne kohe te gabuar, ne kontekstin e gabuar, gjuhen e gabuar, por jo pa e menduar, Balla dha intervisten e gabuar me politikanin e gabuar per qellime te nje shteti tjeter brenda shtetit Shqiptar.

Kemi nje dallim shume te madh midis dy kombeve, por perjetesisht te dashuruar pa indisjet politike, ndoshta jemi nje komb qe vuajme nga "Sindroma e Stockholmit", dhe e kemi vertetuar kete nder shekuj!
Shtuar më 23/06/2017, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori