Dhimbje në familjen në Përrenjas, pas mësueses vdes edhe i vëllai
6 orë pas mësuesesmuzikës, Irena, ka ndërruar jetë edhe i vëllai i saj.

Prandaj sot familja Bajlozi ështe përballur me një tragjedi të dyfishtë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bashkia e Prrenjasit ka ndarë lajmin e trishtë për vdekjen e mësueses, për të cilën thotë se do të mbetet ikona e artit dhe e muzikës së qytetit.

POSTIMI

Qyteti i Prrenjasit është zgjuar sot nga një lajm i trishtë, ndarja e parakohshme e mësueses artiste Irena Bajlozi.

Një mësuese model që gjithë jetën e saj ia kushtoi artit, muzikës duke mësuar breza të tërë.

Irena mbetet ikona e artit dhe e muzikës në qytetin Prrenjas që punoi me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm!

Kontributi dhe jeta e saj artistike do të jetojë gjatë mes miqsh, kolegësh, nxënësish, në secilin prej nesh.

U prehsh në paqe mësuese Irena Bajlozi!Ngushëllime familjarëve!

Shtuar më 28/10/2020, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori