"Banda e Qazim Sejdinit kontrolloi zgjedhjet në Elbasan", Berisha publikon denoncimin
Votimet e së dielës, përveç se nuk patën garë u karakterizuan edhe nga një numër i madh parregullsish, siç ishte për shembull dalja e më shumë votave se votuesist.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili denoncon se të afërmit e tij janë kërcënuar për të votuar në Elbasan.

Ai shton se atë ditë për të vëzhguar procesin ishte vetë Suel Çela, dhëndri në kërkim i kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Postimi i plotë

Elbasan zgjedhjet i vëzhgoi Suel Çela!
Krimi dhe pushteti në narkoshtet, apo shtetin e mafies së droges, janë binom i pandarë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb
Përshëndetje doktor Berisha.

Jam një djalë që jam larguar nga Shqipëria prej 3 vitesh për shkak të mbijetesës së pamundur në vendin tim. Dua t’ju bë me dije se njerëzit e afërm të mi janë kërcënuar dhe shantazhuar që të votojnë në 30 qershor, nga banda e Qazimit në shkollën ‘Mahir Domi’.

Zgjedhjet i vëzhgonte vetë Suel Çela që rrinte aty pranë, person në kerkim i cili respektohej nga policia atë ditë dhe bënte konfirmimin kush nuk do merrte pjesë në Elbasan.

Ka shumë njerëz që janë të paprekur. Respekte. Ju lutem anonim.”
Shtuar më 05/07/2019, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori