Dhëndri i Berishës sulmon Ylli Rakipin
Jamarbër Malltezi, me anë të nje postimi në Facebook ka sulmuar Ylli Rakipin. "Oligarkia ka kapur mediat në Ballkan, deklaroi John Kerry. Kjo foto jep shembullin sesi oligarkia/qeveria/banda (se tani janë bërë njësh) kap mediat përmes abuzimit dhe dhunimit të hapësirave publike.

Ky është pallati i një qerratai që shërben edhe si gazetar apo dreqtor për atë që e paguan më mirë. Z.Rakipi mori më qëra simbolike një ndërtesë publike në vitin 1995 për gazetën e tij në shërbim të qeverisë së kohës.

Në 1998-1999, z.Rakipi ktheu gunën me qeverisjen e re të kohës pasi u kërcënua që do i merrnin ndërtesën ku kishte zyrat e gazetës nëse nuk do ndryshonte drejtimin e gazetës. Pazari u bë dhe z. Meta në atë kohë i fali jo vetëm ndërtesën, por edhe tokën e pronarëve privatë sikur të ishte mall i babës së vetë.

Mbi këtë tokë të vjedhur, ish kryetari i bashkisë z.Rama jep leje ndërtimi abuzive dhe ngjitur me ndërtesat e tjera duke shkelur edhe ligjin e urbanistikës së kohës dhe në mungesë të planit rregullues.

Z.Rakipi ndërtoi në dhunim edhe të lejes abuzive të Ramës dhe bëri edhe 3 kate shtesë si edhe shtesë anësore dhe e fut për legalizim. Mijëra pronarë të vjetër të Tiranës presin zbatimin e ligjit, përfshi kthimin e pronës, të drejtën e zhvillimit të pronës së tyre, planin rregullues, planet vendore, lejet zhvillimore, etj, por fatkeqësisht tokat e tyre po ua vjedhin oligarkët si Koço apo Ylli, ndërsa një i semurë për mend, bllokon gjithë planet urbane në gjithë vendin në një veprim të rëndë psiqik që bie ndesh me 2 vendime të gjykatës kushtetuese dhe që kërkon të bëhet edhe kryeministër, edhe kryebashkiak i gjithë qyteteve, edhe kryetar i gjithë komunave, edhe kryeplak i gjithë fshatrave.

Ndërkaq, një qerrata pa lidhje me Tiranën apo pronat, ju vjedh tokën pronarëve, dhunon ligje dhe plane urbane, uzurpon hapësirat publike dhe e paraqet veten si media e pavarur.

Fabula në 4 fjali për Yllin e PS:
Meta ju vodhi tokën pronarëve të vjeter dhe i'a dha Yllit. Rama i dha leje ndërtimi abuzive pa plan urban dhe në tokë të vjedhur. Berisha i mundësoi ta fuste në legalizim abuzimin. Ndërkaq Ylli përveç 3 kateve shtesë, i futi edhe një ndërtim mbi trotuar (me qera për Conad) dhe tani është bërë pishman që nuk ka vjedhur edhe të gjithë rrugën.

Diçitura është "Gjeni trotuarin!" ose INUK= SNUK tek oligarkia e pushtetit (sheet mos i flisni INUK se nuk ka parë gjë, se po ta shihte do bënte goxha tym)". /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori