Dhëndri i Berishës sulmon Ramën: Fjeti në suitë 4 mijë USD nata
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish- kryeministrit Berisha në një shkrim të gjatë në gazetën Panorama akuzon kryeministrin Rama se ka qëndruar në Nju Jork në një suitë ku nata kushton 4 mijë dollarë.

Malltezi shkon më tej, kur thotë se Rama është hequr si homoseksual për të arritur në darkën me Barack Obamën, kur arriti të shkëpuste një foto me Presidentin amerikan në kohën kur ishte në opozitë.

“Ish- shefi i FMN-së, multimilioneri Strauss-Kahn qëndronte në një suitë hoteli prej 2 mijë dollarësh në natë në Nju Jork, ndërsa Kryeministri i ri i Shqipërisë nuk denjon të shkojë në kësisoj skutash. E gjeti suitën me mbi 4 mijë dollarë nata. Mirë që nuk na tregoi foto të suitës së shëmtuar të Strauss- Kahn, si për të treguar që nuk ishte sipas shijes së tij. Sa u lumturua populli për shijen e mirë të Ramës, që ndenji majë Nju Jorkut me një duzinë me gra, kuç e mace, për 10 ditë me radhë me para të paguara nga ne. Punë e madhe për shpenzimet. Mos na thotë që edhe këto shpenzime i ka falas apo me kontribut vullnetar? Ngjashëm siç shkoi edhe u paraqit si partneri bashkëjetues i Bilalit në darkën 80 mijë dollarëshe?” shkruan Malltezi. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori