Shante gjatë gjithë kohës në “video-live” myslimanët, dy persona bëjnë “telef” Luigj Markun (VIDEO)

Luigj Marku, shqiptari nga Lezha që jeton në Irlandë, i cili është bërë i famshëm në rrjetin social TikTok pasi prej kohësh poston video me mesazhe radikale dhe ekstremiste.

Gjatë një “Live” që 39-vjeçari po bënte me ndjekësit e tij në Tik Tok ai është kapur dhe dhunuar nga dy persona.

Në momentin që ai është dhunuar ka qenë në një park në Dublin aty ku edhe jeton duke sharë myslimanët.

Në momentin që personat e kapur video Live është ndërprerë.

Luigj Marku prej disa kohësh është në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria dhe antiterrori për veprat penale të thirrjes dhe nxitjes për kryerjen e veprimeve ekstremiste.