Konfirmohet takimi, Vjosa Osmani pret nesër Edi Ramën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë ditën e nesërme në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas zyrës së presidentes, takimi do të zhvillohet në ora 16:00.

Nuk dihet ende nëse do të ndodhë edhe takimi mes Ramës dhe kryeministrit, Albin Kurti. Ky i fundit ka thënë të mërkurën se është i gatshëm të takohet me Ramën në mbledhjen e dy qeverive.

Mbledhjen mes dy qeverive u anulua më herët nga Rama për shkak të situatës në Veri.

Sipas Ramës,  derisa gjendja nuk është normale nuk munden dy qeveri të nënshkruajnë marrëveshje për bujqësi, ku situata është e tensionuar në një pjesë të Kosovës.


Shtuar 5.07.2023 21:25