Detyrë e Parlamentit Evropian është të bindë Serbinë që të pranojë shkëputjen
Albeu.com
Gjatë dy viteve të fundit e kam kuptuar, na pëlqeu kjo neve apo jo, se pavarësia e kushtëzuar e Kosovës është zgjidhja e vetme", ka deklaruar për një gazetë të Beogradit raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Kosovën, holandezi Jost Lagendajk.Ai më tej tha se detyrë e Parlamentit Evropian është që të ndryshojë shqiptarët e Kosovës dhe trajtimin e tyre ndaj serbëve, si dhe të bindë Serbinë që të pranojë shkëputjen e Kosovës dhe të gjejë një modus sesi kjo të bëhet sipas standardeve të së drejtës ndërkombëtare, e të mos shkaktojë reagime zinxhirore në pjesët e Ballkanit dhe të Evropës, është shprehur diplomati holandez për të përditshmen e Beogradit "Veçernje novosti". qik
Shtuar më 28/01/2006, ora 18:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori