Deti nxjerr të "palarat" e Shqipërisë, bregdeti italian mbushet me pako droge
Pëlqej
Mëngjesin e sotëm në bregdetin Italian kanë dal pako të shumta me lëndë narkotike marijuana, më konkretisht plazhet Montesilvano, Francavilla al Mare dhe Silvi janë mbushur ditën e sotme me pako me drogë.

Mediat Italiane kanë hedhur dyshimin se këto pako vijnë nga Shqipëria por policia italiane po heton edhe për vendet e tjera të Ballkanit.

Sasia e drogës së nxjerr në breg është 100 kg dhe i kalon vlerën e 350 mijë eurove.

Ndërsa polica ka nisur hetimet se si droga ka përfunduar aty, është lënë qëllimisht, ndonjë anije apo skaf e ka humbur rrugës ngarkesën destnacioni i të cilës dyshohet të ketë qenë Abruzzo. /albeu.com/


Shtuar më 17/07/2017, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori