''Deti nuk është bërë kos'', Rama u përgjigjet propozimeve të PD
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një tjetër përgjigje lidhur me propozimet e bëra për situatën e emergjencës nga koronavirusi nga Partia Demokratike.

“Deti nuk është bërë kos por jemi për të kursyer edhe kosin që kemi sepse jemi në luftë dhe në një luftë që quhet e tillë edhe nga liderët e botës”- tha Rama, në një intervistë për ‘News 24’.

“Nëse do ishte forma e luftës me të cilën jemi mësuar nga eksperienca jonë në rajon dhe vetë eksperienca në ‘99 ku njerëzit iknin nga Kosova se kishin bombat mbi krye, nuk do bënin kërkesa nga më absurdet, duke i kërkuar qeverisë nëne e babe. Jo, qeveria ka detyrim tu gjendet pranë të gjithëve, tu lehtësojë plagët, por të shohë ata që janë më të prekur, e të shohë për sot e për nesër. Të gjithë duhet ta kutojmë që duhet të bëjmë sakrificën e domosdoshme, por cdokush të bëjë sakrificën e tij personale të domosdoshme”- tha Rama.
Shtuar më 18/03/2020, ora 13:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori