Detaji që nuk dinit, votimi i Ruçit mund të shoqërohej me dhunë por u shmang nga policia
Teksa të shtunën pasdite ishte mbledhur në seancë plenare Parlamenti dhe votohej për kryetarin e Kuvendit, jashtë saj vijonte rotesta e ish-të përndjekurve. Protestuesit e rrethuar nga kordoni i plicisë u shprehën se kundër Ruçit për kryetar Kuvendi.

Sot Policia njofton se në datë 09.09.2017, u referuan materialet në pkurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për disa shtetas me inicialet: NC, A.M, K.Gj dhe F.K, vjeç 52, 47, 58 dhe 28, banues në Tiranë.

Kjo pasi dyshohet se dje rreth orës 18:00, në rrugën “George ë.Bush”, përpara hyrjes së Parlamentit të Shqipërisë, janë grumbulluar e zhvilluar një tubim të paligjshëm, ndërsa shtetasi F.K, ka bërë thirrje publike për veprime të dhunshme. Por e gjitha eshte shmangur nga Policia e cila ishte ne gatishmeri diten e djeshme. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2017, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori