Detaji i pazakontë në emisione, Fevziu tregon problemin shëndetësor
Prej më shumë se 20 vitesh emisioni “Opinion” shfaqet rregullisht në ekran nën moderimin e gazetarit Blendi Fevziu. Ai karakterizohet nga një mënyrë e veçantë moderimi pasi në shumicën e emisioneve, përveç intervistave ballë për ballë me personalitete të njohur, Blendi Fevziu qëndron gjithmonë në këmbë pavarësisht orarit apo kohëzgjatjes së “Opinion”.

Këtë javë një detaj i pazakontë na ka rënë në sy në tre emisionet e fundit: Blendi Fevziu përveç prezantimit dhe pjesës hyrëse, qëndron i ulur e pa lëvizur përgjatë gjithë emisionit. Në krye të studios si asnjëherë më parë gazetarit i është vendosur një karrige për të qëndruar.

Blendi Fevziun i wshtw pwrgjigjur interesit për të ditur arsyen e këtij ndryshimi të pazakontë në moderimin e emisionit shumë të ndjekur dhe pwr të mwsuarnëse bëhej fjalë për arsye shëndetësore apo se produksioni ka menduar të ndryshojë mënyrë moderimi.

“Kam qenë i sëmurë! Disa emisione kam qenë me temperaturë 39”, iu përgjigj Blendi interesimit shkruan Bordo.al.
Shtuar më 07/03/2019, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori