DETAJET/ Vritet i ati e plagoset i biri, në spital mbërrin edhe një i plagosur i tretë
Një sherr ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme ku mbetën të plagosur 3 persona, 1 prej të cilëve ka ndërruar jetë.

Pavarësisht ndihmës së mjekëve ndërroi jetë në spital, Armando Baboçi, 39-vjeç.

I plagosur mbeti edhe djali i tij Erald Gjini, 19-vjeç, por i ati i tij raportohet se kishte ndryshuar gjenialitetin dhe prandaj mbante mbiemër të ndryshëm nga i biri.

Po në lidhje me ngjarjen policia tha se është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve.

Pas ngjarjes janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori, por nuk jepen të dhëna të detajuara për shkak të hetimit.

Njoftmi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Shtuar më 18/09/2020, ora 21:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori