DETAJET/ Vrasja e shqiptarit në Athinë: Babai u doli para djemve për t'i mbrojtur nga plumbat

Janë zbardhur detaje tronditëse nga vrasja tragjike në Greqi ku humbi jetën një shtetas shqiptar dhe iu plagosën rëndë dy fëmijët.

Mbi ngjarjen, mësohet se babai ka dalë përpara djemve dhe është vrarë nga plumbat që janë derdhur drejt tyre.

Ai është shqiptari Edmond Llangozi, 53 vjeç.

Nga ngjarja, janë plagosur dy djemtë e tij dhe ata janë Anxhelo e Mihal Llangozi, 28 dhe 22 vjeç.

Autorët kanë qëlluar në drejtim të shqiptarëve në një kafene, kurse kanë plagosur edhe kamerierin.

Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja. Fillimisht, u tha se ata u qëlluan nga një makinë në lëvizje, por policia greke nuk ka gjetur ende asnjë automjet.

Të plagosurit po trajtohen në spitalin “Gennimatas”. Policia po përpiqet të identifikojë dhe të arrestojë autorët.

Si motiv i ngjarjes së rëndë fillimisht u tha se gjithçka ndodhi për një borxh, por priten hetimet e detajuara për zbardhjen e ngjarjes.
Shtuar më 12/01/2021, ora 18:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori