DETAJET/ Vetëm 6 muaj në detyrë, pse u arrestua drejtori i burgut 313 në Tiranë
Ditën e sotme është
shoqëruar në polici, Eduart
Struga, drejtori i
burgut 313 në Tiranë.
Mësohet se
Struga është
shoqëruar në Polici me urdhër të Prokurorisë Speciale për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.
Mësohet se bashkë me Strugën janë
shoqëruar edhe 2 funksionarë të tjerë të
burgut të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të korrupsionit me tenderat e ushqimeve në burgje
Emrat e tyre ende nuk janë bërë të ditur
ndërsa kanë qenë prej 3 muajsh nën hetim
ndërsa shoqërimi është bërë nga Drejtoria e Policisë Kriminale.
Ka dyshime se pas shoqërimit të Strugës priten edhe emra të tjerë drejtuesish të burgjeve
ndërsa kjo mbetet e pakonfirmuar zyrtarisht.
I gjithë hetimi është mbështetur mbi një tender që mendohet se është përfshirë drejtuesi i lartë ku janë konstatuar shkelje dhe konsuminm të elementeve korruptiv.
Shefi i
burgut 313 ndodhet në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe pritet që nesër të ketë një njoftim zyrtar për këtë ngjarje për shkak se operacioni është ende në vijim.
Struga kishte vetëm 6 muaj që ishte emëruar nga Ministrja e Drejtësisë në këtë funksion.
Shtuar më 03/04/2020,
ora 16:13