DETAJET/ Vendosja e tritolit për të kërcënuar zv.drejtorin e ALUIZNI-t
Lidhur me shpërthimin e mjetit të zëvendësdrejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, Gerti Aleksi, grupi hetimor ka dhënë detaje të reja.

Portali "Albeu" mëson se në mjet janë vendosur 50 gr tritol artizanal dhe se vendosja e tritolit ka qënë si shenjë kërcënimi ndaj Gert Aleksit.

Po të njëjtat burime shtojnë se ky akt është kryer nga dy persona.

Grupi hetimor ka shtuar më tej se tritoli ka qënë i vendosur në pjesën e përparme të mjetit.

Nga ana tjetër, policia shton se edhe nëse drejtuesi do të ishte brenda në mjet, ai nuk do të pësonte lëndime.

Policia e Durrësit ka shoqëruar 14 persona, për vënien e tritolit në automjetin e zëvendësdrejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, Gerti Aleksi. /albeu.com/




Shtuar më 15/11/2016, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori