U zu me shoferin e fugonit, zbulohet motivi dhe autori i krimit makabër në Durrës
Arbër Koti është autori i vrasjes së Idajet Dullës në zonën e Plepave në Durrës, i cili është arrestuar nga shërbimet e policisë.


Një shtetas është gjetur i vdekur ditën e sotme në Durrës, i therur me thikë. Viktima është shtetasi Idajet Dulla, 34-vjeç.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë është shtetasi Arbër Koti, shofer i një fugoni është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, 34-vjeç, ky i fundit i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës ku kalojnë makinat.

Pas konfliktit Arbër Koti i ka ngulur thikën në zemër Idajet Dullës duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Më pas viktima është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit, ndërsa policia është duke vijuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2020, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori