E FUNDIT/ Milani shpëton në fund mes dramës (VIDEO)
DETAJET/ U qëllua nga një makinë në levizje, ekzekutohen 2 persona në Durrës
Janë zbardhur detajet e para nga ngjarja e rëndë në Durrës ku kanë humbur jetën dy shtetas.

Raportohet se dy persona kanë humbur jetën, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri pranë tregut të fruta-perimeve në lagjen 14.

Mësohet se dy viktimat kanë qenë duke lëvizur më këmbë kur janë qëlluar nga një makinë në lëvizje nga persona ende të paidentifikuar.

Policia bën me dije se viktimat janë shtetasit me iniciale D. Sh, 35 vjeç dhe A. A,. Ndërkohë janë ngritur disa postblloqe për kapjen e autorit apo autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A, dyshohet me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë.

Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.
Shtuar më 02/03/2020, ora 19:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori