Detajet/ U nis ilegal drejt Greqisë. Ja si humbi jetën i riu në Konispol
Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me ngjarjen e së premtes mbrëma në Konispol, ku u gjet në rrugë një i ri i larë në gjak. Policia ka identifikuar viktimën e gjetur pranë kufirit grek në Konispol, ndërsa thotë se ka vdekur si pasojë e një aksidenti.

Zyrtarisht, policia e Sarandes njofton se ka identifikuar te riun qe humbi jeten mbremjen e se premtes ne Konispol. "Ai eshte Shkelzen Mema, 38 vjeç, nga Bregu i Lumit Tirane", njofton policia.

Sipas saj, viktima 38 vjeçari Mema fillimisht ka vjedhur nje motor tip Daitan ngjyre blu pa targa, prone e shtetasit Alfred Brahimi, 40 vjeç, banor i Konispolit.

"Viktima Shkelzen Mema ka perdorur rrugen Konispol, piken me te larte kufitare 68 per te kaluar per ne Greqi, ne dalje te lagjes Qesarajze, ai eshte rrezuar dhe per rrjedhoje ka humbur jeten”, sqaron policia pas hetimeve të para.

Ka qene nje bari ai qe e ka pare 38 vjeçarin te rrezuar ne toke dhe te mbytur ne gjak, te cilet me tej kane njofuar policine, e cila ka shkuar ne vendngjarje dhe arriti ne nje kohe te shkurter te identifikoje viktimen dhe te zbardhe ngjarjen. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2017, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori