Detajet tronditëse: Fëmija i mbuluar në gjak, i shkoi nënës në prehër
Pëlqej
Detaje të reja dalin nga vrasja e dyfishtë e ndodhur në orët e para të mëngjesitShkodër.

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e dyfishtë e ndodhur në orët e para të mëngjesitShkodër.

Viktimat janë shtetasit Borhan Bërçama, ish-efektiv policie në Pukë, dhe gruaja e tij Silvi Ndoci 22 vjeç.

Gazetarja Anila Prifti ka rrëfyer disa detaje rrënqethëse nga ngjarja e rëndë.

Prifti shprehet se fëmija i mitur u gjet me rroba të gjakosura, ndërsa pasi ndaluan krismat, i shkoi nënës së vrarë në prehër.

"Kur dy vjeçari u zgjua ishte në ndënjesen e pasme të makinës kurse krismat pushuan.

Para, ishte nëna e tij ; ai i shkoi asaj në prehër.

Me krahë i mbuloi gjoksin e shpuar nga plumbat dhe e shikonte në fytyrë.

Përbri, babai i tij gjithashtu ishte vrarë me bresheri automatiku.

Policët e gjetën foshnjen me rrobe të gjakosura, nuk nxirrte zë.

Duhet ti kem kaluar 20 vjet në këtë profesion të çmendur, por kurrë skam dëgjuar e parë një skenë të tillë.

Ndodhi sot në Shkodër."- rrëfen gazetarja rreth krimit mafioz. /albeu.com/

Shtuar më 15/07/2018, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori