DETAJET/ “Ti je Goli?”, fjalët e autorit para se të ekzekutonte Çiçon
Detaje të reja kanë dalë mbi autorin e vrasësit të Elton Çiços. Mësohet se në hyrje të lokalit “De Niro” ku ndodhi ngjarja e rëndë, autori ka pyetur një nga klientet “Ti je Goli” duke shtuar dyshimet se nuk ka i sigurt për objektivin e atentatit.

Burime pranë hetuesve të çështjes, bënë dje me dije se pas ekzekutivit të Çiços, janë marrë në pyetje tre persona, të cilët kanë qenë në tavolinën në hyrje të lokalit në zonën e ish-Bllokut, ku nga pamjet e kamerave filmike duket që autori i krimit ka pasur një komunikim të shkurtër me pjesëtarët e kësaj tavoline, shkruan GSH.

Mësohet se nën cilësinë e dëshmitarit janë marrë personat me iniciale B.V., L.S dhe E.D.

Të tre këta persona kanë deklaruar para hetuesve, se autori i ngjarjes, para se të hynte në lokal i është drejtuar shtetasit E.D., duke e pyetur nëse quhejGoli” ose “Koli”, fjalë që nuk janë fiksuar qartë nga këta persona.

E.D. i është përgjigjur që nuk quhej ashtu siç artikulonte ai, por më pas autori i ngjarjes ka insistuar përsëri nëse ndonjë nga pjesëtarët e tavolinës quhejGoli” (sipas tyre).

Në këtë moment ka ndërhyrë i pranishmi tjetër i tavolinës, shtetasi me iniciale B.V., i cili i ka thënë se në atë tavolinë nuk kishte asnjë person me atë emër.

Pas përfundimit të kësaj bisede, tre personat e lartpërmendur kanë shpjeguar se autori ka hyrë brenda lokalit, dhe menjëherë kanë dëgjuar të shtëna arme.

Po ashtu, ata kanë pohuar më tej se ky person (autori), ka dalë përsëri nga lokali dhe ka artikuluar fjalët që asnjë person të mos lëvizte, dhe e ka shoqëruar këtë fjali edhe me sharje. Të ndodhur në këto kushte, ata kanë deklaruar më pas se janë larguar për në banesat e tyre./albeu.com/

Shtuar më 03/03/2017, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori