U bllokua në shpellat e Tërvolit në Gramsh, rinis operacioni për shpëtimin e 43-vjeçarit, dyshohet se po kërkonte flori

Ka rinisur operacioni për shpëtimin e 43-vjeçarit, Andrea Dervishi, i cili ndodhet i bllokuar që prej ditës së djeshme në shkëmbinjtë e malit të Tërvolit, te Kanioni i Holtës në Gramsh.

Dervishi ka mbetir I bllokuar përgjatë gjithë natës një një nga shpellat e shkëmbit.

Siç raportohet ai ka shkuar në mal për të kërkuar flori.

Pritet dëshmia e tij për të konfirmuar pretendimin e mësipërm, ndërsa policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë 43-vjeçarin nga shpella ku ka mbetur i bllokuar./albeu.com.


Shtuar 15.01.2023 08:39