Detajet, si u grabit me armë korrieri i Prokurorisë së Durrësit
Pak minuta më parë në Durrës u grabit me armë posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë Zyrës Qendrore të Postës në këtë qytet.

Korrieri i institucionit, i cili po ecte në këmbë, mësohet se është sulmuar nga dy persona pasi ka dalë nga posta.

Grabitësit i kanë marrë materialet që ai kishte tërhequr për llogari të organit të akuzës.

Njoftimi i policisë

Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.

Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2018, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori