DETAJET/ Si u ekzekutua për vdekje babai i një fëmije në Vlorë
Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me vdekje në Vlorë.

Viktima është shtetasi Vasil Dervishaj dhe është ekzekutuar me armë zjarri në mesnatë.

Ngjarja ka ndodhur tek ish-kombinati i peshkut në lagjen "Pavarësia", ku biznesmeni është qëlluar disa herë me armë nga persona ende të paidentifikuar brenda në mjetin e tij tip "Ford" me targa italiane "OD 476 AF" me të cilën po udhëtonte.

Ndërkohë që është shtënë me armë në drejtim të tij, Dervishaj ka tentuar të hapë derën e makinës për t’u larguar, por pa ia dalë mbanë.

Mësohet se i ndjeri ishte pronar i dy bizneseve në Vlorë si dhe tregtar kafeje.

Dy nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo për shkak të konkurrencës si dhe për prishje të pazareve të drogës.

Para një viti i ndjeri ka patur një konflikt me një tjetër tregtar kafeje, ndërsa më herët ka qenë i dënuar.

Vasil Dervishaj ishte baba i një fëmijë dhe deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona në komisariat në lidhje me vrasjen. /albeu.com/

Shtuar më 05/06/2018, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori