DETAJET/ Si policia zbarkoi në zyrat e Hipotekës dhe shoqëroi 7 punonjësit
Pëlqej
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin e policisë në Hipotekën e Kavajës ku janë shoqëruar 7 persona.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka qënë ora 09:30 kur policia ka zbarkuar në godinën e Hipotekës në Kavajë ku ka ushtruar kontroll në të gjithë zyrat.

Punonjësit e shoqëruar në polici janë Behxhed Pjeci, Ilir Kaja, Dritan Kazazi, Andi Gjecim, Dashamir Cullhai, Nezir Lecini si dhe Aida Kollçaku.

Nga raportimet e para mësohet se punonjësit janë shoqëruar me automjetet e policisë në komisariat për t’u pyetur lidhur me një rast abuzimi me regjistrimin e pronave, pasi ata dyshohen se kanë tjetërsuar prona publike kundrejt parave. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori