Detajet, si polici italian i "prish ëndrrën" 23 vjeçarit shqiptar për të shkuar në Londër
Policia italiane i ka prishur ëndrën një të riu shqiptar, i cili po tentonte të udhëtonte drejt Britanisë së Madhe.

Arrestimi ndodhi në aeroportin Linate të Milanos.

Policët e Zyrës së Policisë Kufitare, të premten pasdite, gjatë kontrolleve në fluturimet që niseshin për në Londër, arrestuan shtetasin shqiptar, i cili paraqiti një kartë identiteti të falsifikuar dhe leje drejtimi spanjolle.

Gjatë kontrollit, agjenti bëri disa pyetje në spanjisht për të cilat pasagjeri nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej. Më pas, dokumentet iu nënshtruan kontrolleve më të thelluara, si rezultat i të cilave u konstatua falsifikimi i tyre.

Përballë provave, pasagjeri deklaroi se ishte shtetas shqiptar, se kishte kaluar kufirin Shengen në Hungari dhe kishte mbërritur në Itali pasi kishte qëndruar në vende të ndryshme të BE-së duke treguar letërnjoftime të rreme. Gjykata urdhëroi arrestimin e tij prapa hekurave.

Shtuar më 25/01/2021, ora 20:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori