Maestro eleminohet nga Big Brother Vip

Maestro Armaldo Kllogjeri është eleminuar mbrëmjen e sotme nga Big Brother Vip.

Ai ishte në nominim me Luizin dhe Kristin. Luizi ishte banori i parë që shpëtoi dhe mes Kristit e Armaldos u eleminua ky i fundit.

Kujtojmë se treshja doli në nominim pas zarfit të zi pasi ishin mbyllur në banjo, gjë e cila nuk lejohet.

Sipas Luizit, i cili shkoi në tualet kur brenda ishte Kristi dhe më pas thirri Maestorn, ishte strategji e tij pasi kishte “inate të vjetra”.

Maestro nuk pranoi të merrte me vete as biletën e fatit pasi tha se e ka vendosur që mos kthehet më, pavarësisht se çfarë përmban bileta./Albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 18.03.2023 22:48