DETAJET/ Shoku i Elton Çiçës e kuptoi që po i bënin atentat (FOTO)

Zbardhen të tjera detaje nga atentati i djeshëm ndaj mikut të Elton Çiçës. Dje, rreth orës 12:15, Andi Mustafaraj ka parkuar makinën e tij tip “Volkswagen” para lokalit “Merlin Monroe”, që ndodhet në rrugën “Nikolla Jorgo”, pas ish-Ekspozitës, dhe është ulur për të pirë kafe aty. Nuk dihet nëse ka qenë duke pritur njeri, apo do të qëndronte i vetëm, shkruan "Panorama".

Sapo kamerieri i ka sjellë porosinë, një kafe dhe një ujë, një makinë ka ndaluar pak sekonda para lokalit, përballë tavolinës ku ai ishte i ulur. Sipas dëshmitarëve, në atë moment Mustafaraj është ngritur nga tavolina, siç duket për t’u larguar pasi ka parë pistoletën që i ishte drejtuar.

Por në momentin që është ngritur në këmbë, atentatori që ndodhej në sediljen e parë të mjetit, ka qëlluar tri herë në drejtim të tij.
Burimet thanë se plumbat e kanë goditur në bark. Ndërsa atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, duke u përqendruar te miqësia e tij me Elton Çiçën, i vrarë më 1 maj të këtij viti. Por po hetohet edhe përfshirja e tij në çështje droge, për të cilat është hetuar disa herë nga Policia, edhe pse nuk ka pasur asnjë procedim për këtë veprimtari.

Historia e konflikteve

"Hakmarrja për dhunimin dhe grabitjen e prindërve të viktimës, si dhe konflikti në burgun grek me autorin e dyshuar Jani Aliaj", sipas prokurorisë janë dy nga pistat e vrasjes së Elton Çiçës.

Në dosjen e plotë të prokurorisëtheksohet se Jani Aliaj dhe Renato Milloshi janë zyrtarisht dy personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Elton Çiçës, i ekzekutuar mbrëmjen e 1 majit në një lokal në qendër të Tiranës.

Sipas prokurorisë, Elton Çiça dyshohet se ka qenë autori apo porositësi i disa ngjarjeve në shenjë hakmarrje për dhunimin dhe grabitjen e prindërve të tij në qytetin e Tepelenës.

Kjo është arsyeja përse ai u ekzekutua me plumb në kokë në një nga zonat më të populluara të Tiranës, teksa ishte në shoqërinë e një oficeri policie, një gazetari dhe një mjeku. Për fshehjen e armës së viktimës, policia arrestoi oficerin e policisë dhe mjekun, por ata u lanë të lirë nga gjykata pak kohë më parë.

Prokuroria thotë se ka zbardhur tërësisht këtë ngjarje, madje disa nga provat e krimit sipas prokurorisë janë gjetur në një automjet tip “BMË X6” që përdorte Jani Aliaj dhe në shtëpinë me qira të të dashurës së tij në Tiranë. Sipas dosjes së prokurorisë rezulton se 36-vjeçari nga Tepelena është ekzekutuar me dy plumba ndërsa lidhur me personalitetin e tij, prokuroria e dyshon atë si autor ose porositës i një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.

Zanafilla e këtyre ngjarjeve është dhunimi dhe grabitja e prindërve të Çiçës në Tepelenë më 30 mars të vitit 2015. Disa persona të maskuar kanë hyrë në banesën e prindërve të shtetasit Elton Çiça dhe pasi kanë ushtruar dhunë ndaj tyre, u kanë vjedhur një sasi prej 5000 eurosh dhe janë larguar. Gjatë hetimeve në lidhje me këtë ngjarje janë identifikuar autorët e kësaj ngjarje të cilët kanë rezultuar të jenë shtetasit Ervis Imeri, Robert Rama, Sokol dhe Arben Jella.

Pas kësaj ngjarje dyshohet se shtetasi Elton Çiça ka nisur të hakmerret ndaj personave që dhunuan dhe grabitën prindërit e tij. Më 08.06.2015, rreth orës 20:00, në lagjen nr.17/1 të qytetit të Durrësit është vrarë me armë zjarri Robert Rama.

Më 12.07.2015, në automjetin e markës “Fiat”, model Cinquecento, me targa “AA 021 HD”, në përdorim të shtetasit Ervis Imeri është vendosur një sasi prej 600 gr lëndë eksplozive (tritol) e lidhur me një telefon, e gatshme për t’u shpërthyer. Aktivizimi i lëndës plasëse nuk është kryer sepse Ervisi Imeri e ka diktuar lëndën shpërthyese.

Më 07.12.2015, në Kombinat, si pasojë e shpërthimit të një lënde eksplozive është shkatërruar automjeti i markës “Ëolksvagen”, model “Golf”, me targa “AA 880 BX”, ku brenda ishte pronari, Elton Imeri, vëlla i Ervis Imerit. Si pasojë e shpërthimit Elton Ymeri është gjymtuar duke humbur një nga këmbët.

Sipas prokurorisë dyshohet që këto ngjarje të rënda kriminale e kanë pikënisjen nga ngjarja e datës 30.03.2015 e ndodhur në qytetin e Tepelenës, dhe se sipas tyre është hakmarrja e Elton Çiçës.

Në vijim të hetimeve, policia ka njoftuar që viktima ka pasur një konflikt serioz me shtetasin Jani Aliaj, i plagosur me thikë në një burg në Greqi nga Çiça.

Jani Aliaj është tentuar të vritet rreth një javë para vrasjes së Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në Gjirokastër. Sipas informacionit të policisë, autori i vrasjes së Elton Çiçës, ka zbritur nga një automjet Ford Focus, ngjyrë e errët, me targa të palexueshme. Në parkingun e kompleksit të pallateve te ish-Parku është konstatuar e braktisur autovetura Ford Focus me targa AA560NX, për të cilën nuk interesohet njeri.

Mjeti është në pronësi të shtetasit Renato Milloshit, person i cili ka transportuar autorin e vrasjes së Çiçës. Këto prova janë konfirmuar edhe nga analizat e AND-së së një bishti cigareje të gjetur pranë vendit të ngjarjes si dhe nga qelizat e antenave telefonike. Por pavarësisht provave, policia nuk ka mundur të gjejë ende autorët e dyshuar të vrasjes se Elton Çiçës./Albeu.com/
Shtuar më 29/10/2016, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori