DETAJET/ Shkoi për t'a grabitur, si pronarja e argjendaris e çarmatosi në pak sekonda durrësakun
Grabitja e sotme në Elbasan u shoqërua me një përleshje mes autorit dhe pronares së argjendarisë e cila madje arriti ta çarmatosë agresorin.

DETAJE NGA GRABITJA:

Astrit Thaçi, me një kapele në kokë hyri si klient tek argjendaria Diamant, pronë e Antoneta Balla.

Ai kërkoi një unazë dhe teksa Balla i nxirrte unazat për ti provuar, nxori një pistoletë duke e kërcënuar.

Në këtë moment Balla ia rrëmbeu armën duke e futur nën banak.

Teksa ndodhte kjo, Thaçi u çorodit dhe në panik rrëmbeu çfarë unazash kishte nxjerrë gruaja mbi banak dhe u zhduk me vrap.

Shtuar më 15/02/2020, ora 22:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori