Petit: Mbreti i ri është Mbappe dhe Messi duhet t’i shërbejë atij

Mbrëmjen e djeshme, Kylian Mbappe pati një natë magjike në Paris duke komanduar lojën dhe duke “hutuar” mbrojtjen e ‘Los Blancos’.

Messi, lojtari më i mirë në botë dje u eklipsua dje nga Mbappe dhe kjo u pa qartë se francezi ishte kryefjala e ndeshjes.

Për këtë gjë, Emanuel Petit ka folur për ‘Radio Marca’ duke thënë mendimin e tij.

“Dje u pa qartë se kush është mbreti i Parisit. Mbappe është më i miri, Mbappe është mbreti dhe Leo Messi duhet t’i shërbejë atij. Nëse Messi do ta bëjë këtë gjë, ai do të vlerësohet shumë nga tifozët e PSG-së dhe do ta duan akoma dhe më shumë. A e patë Neymarin? Tentoi disa herë të kombinohej me Messin por nuk po ia dilte me sukses, pastaj ndodhi ajo në minutën e 94-të.

Një pasim me takë për Mbappen nxorri jashtë loje situatën e Real Madrid dhe francezi bëri magjinë duke shënuar golin e fitores.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 16.02.2022 16:29