DETAJET/ Pranë parcelës me kanabis, si u gjetën trupat e dy të rinjve që u vranë nga kushëriri
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë, ku janë
gjetur trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj.
Ata u gjetën të vrarë me armë zjarri pranë malit të Rrencit në Malësinë e Madhe, në pyllin e Vrithit, aty dhe ku u dëgjuan të shtënat ditën që u zhdukën tre të rinjtë.
Vetëm 200 metra larg parcelës së drogës që mendohet të jetë shkaku i ngjarjes, viktimat ishin larg njëri-tjetrit.
Kufomat e të
rinjve janë
gjetur në një zonë të thellë pyllore. Ndaj efektivët e policisë kanë mundur që të kontrollojnë zonën
vetëm në këmbë, për shkak të terrenit malor.
Ngjarja:
Më datë tre tetor, ditën kur dyshohet se ka ndodhur ngjarja, tre shtetasit e mësipërm kanë shkuar në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ndërsa i ka dërguar me makinë vëllai i Vilson Çutaj, shtetasi Olsi Çutaj.
Te lokali në Bajzë shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet të kenë dhunuar fizikisht personin tjetër, Danjel Pepaj, duke e akuzuar se i kishte vjedhur një sasi prej 20 kilogramë kanabis sativa, nën dyshimin se e ka korrur pa u treguar atyre dyve.
Në dëshminë e tij, vëllai i Vilson Çutaj ka deklaruar për policinë se ai nuk ka dëgjuar se për çfarë konflikti bëhej fjalë, pasi tre shtetasit e kanë zhvilluar debatin në pjesën mbrapa lokalit.
“Kur kam dëgjuar se po bërtisnin jam ngritur nga lokali dhe kam shkuar për t’i ndarë, por nuk e di për çfarë konflikti bëhet fjalë”, ka deklaruar vëllai i Vilson Çutaj.
Shtuar më 08/10/2020,
ora 17:22