Soreca: Censi, i rëndësishëm për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, është shprehur se Censi i Popullsisë dhe Banesave është i rëndësishëm për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë.

Soreca u shpreh se Bashkimi Europian ka dhënë 4.8 milionë euro grante për INSTAT për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave në vend, dhe, kjo sipas tij, duhet të bëhet në përputhje me standardet e Unionit.

“Është nder dhe privilegj të kthehen në Shqipëri në këtë moment të veçantë për vendin. Presidentja Von Der Leyen sapo mbylli fjalën e saj dhe tha sa i rëndësishëm është momenti i zgjerimit të BE dhe që s’ka nevojë të ndryshojë traktat, por të merren në konsideratë vendet.

Shqipëria mbërrin në këtë moment mjaft mirë. Shqipëria në rajon përballet me sfida specifike demografike, ndaj duhet të ketë informacion të besueshëm statistikash për këtë pjesë. Ky cens dhe zhvillimi i mëtejshëm është i rëndësishëm edhe në negociatat për anëtarësim të Shqipërisë.

Në BE duhet ditur sa vota anëtarësie ka një vend”, tha Soreca./albeu.com


Shtuar 13.09.2023 11:01