EMRAT/ Arrestohen adoleshentët që shpërndanin kokainë në lokalet e Durrësit

Tre adoleshentë janë arrestuar në Durrës pasi akuozhet se shisnin lëndë narkotike të ndara në doza në lokalet e qytetit.

Të arrestuarit janë: Elton Bici, 18 vjeç, Luis Lleshi, 19 vjeç dhe R.M., 17 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, me qëllim sigurimin dhe shitjen në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale në plazhin e Durrësit. Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 28.06.2023 12:03

Tags: ,