DETAJET/ Polici i Rrugores përfitonte 50 deri 150 euro nga klientët e prostitutave që kontrollonte (FOTO LAJM)

Policia Shkatërroi dje një grup të mirëfilltë kriminal të shfrytëzimit të prostitucionit, ndërkohë që detaje të tjera kanë dalë prej këtij aktiviteti.

Mësohet se grupi, pjesë drejtuese e së cilit ishte edhe efektivi i Komisariatit të Policisë Rrugore Elton Shtrepi përfitonte nga 50 deri në 150 euro nga çdo klient i siguruar prej taksistëve, të cilët kishin rolin e gjetjes së tyre.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se të arrestuarit, mes tyre edhe polici Elton Shtrepi frekuentonin hotele në zonën e Kombinatit dhe Liqenit të Kasharit në Tiranë, ndërkohë që raportohet se gjatë aksionit prostitutave iu janë sekuestruar dhe sasi lënde narkotike e llojit kokainë. /Albeu.com/

Shtuar më 07/02/2017, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori