DETAJET/ Plumb kokës, shkodrani u ekzekutua nga vrasës me pagesë
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e shtetasit Mehdi Kavaja një ditë më parë në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi ndërkohë që ai ishte në servisin e tij duke punuar si zakonisht për riparimin e dorezave të makinave.

Nga raportimet e para mësohet se një person e ka qëlluar atë pas koke me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.

Fillimisht u mendua se 60 vjeçari ka patur një hemoragji por vetëm pas një ore mjekët pas ekspertizës të bërë kanë arritur të shohin një vrimë në kokën e tij si dhe një plumb në thellësi të kokës.

Që në momentet e para policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi këtë vrasje të ndodhur në rrethana misterioze.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se kjo vrasje e 60 vjeçarit me shumë mundësi mund të ketë ardhur për disa konflikte që kanë të afërmit e tij prej vitesh.

Vrasja mendohet se mund të jetë një hakmarrje për ngjarje të ndodhura para shumë viteve ku ka dyshime se kanë qenë të përfshirë të afërm të shtetasit Mehdi Kavaja.

Kjo vrasje sipas burimeve policore mund të jetë me pagesë.

Vrasja ndodhi në lagjen Tophanë aty ku Mehdi Kavaja punonte prej shumë vitesh në servisin e tij me riparimin e dorezave të mjeteve. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2018, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori