DETAJET/ Nuk i pagoi qiranë, pronari qëllon me armë zjarri drejt lavazhit
Ditën e sotme një atentat ka ndodhur në Berat. Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Beratit pasi akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë.

Vladimir Spahiu 42 vjeç dhe djali i tij, Xhoni Spahiu 25-vjeç, si dhe një person me inicialet P.Q, 60vjeç., kanë qenë autorët e një atetati të ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Stadiumit të Beratit, ngjarje e cila përfundoi pa të lënduar.

Tre të arrestuarit, rreth orës 16:00, kanë qenë duke lëvizur në një automjet. Në ecje e sipër, Valdimir Spahiu ka qëlluar me një pistoletë tip ‘TT’ në drejtim të lavazhit, brenda të cilit në atë moment ndodhej një punëtor lavazhi dhe një tjetër person dhe më pas janë larguar.

Arratisja nuk ka zgjatur shumë pasi policia ka mundur ti ndalojë në aksin Zog-Poliçan. Bashkë me ta u gjet dhe u sekuestrua pistoleta me të cilën u qëllua drejt lavazhit, të cilën e kishin hedhur rrugës.

Burime zyrtarë bëjnë me dije se Vladimir Spahiu është pronari i lavazhit në drejtim të së cilit qëlloi me armë për arsye se sipas tij, personi që e kishte marrë me qira biznesin nuk i kishte dhënë lekët e qirasë. Fatmirësisht kjo ngjarje është mbyllur pa të lënduar./albeu.com/

Shtuar më 19/10/2019, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori