DETAJET/ Një person i tretë i përfshirë në vrasjen e efektivit të FNSH
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela. Tashmë mësohet se kjo ngjarje ka dhe një autor të tretë, i cili besohet se ka qëlluar drejt Prelës, dhe se për momentin po punohet për të bërë lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Identiteti i përsonit të tretë të përfshirë në këtë krim nuk është bërë ende me dije.

Kjo do të thotë se autori nuk është as Nikoll Sherrniku, 21-vjeçari që u arrestua dy ditë më parë dhe as Brilant Martinaj, i cili do të vetëdorëzohet këtë javë.

Sherrniku është lënë në burg, dhe ka deklaruar para togave të zeza se nuk ka lidhje me ngjarjes dhe se mëngjesin e krimit të rëndë ka qenë në shtëpi. Ai ka mohuar edhe njohjen me të shpallurin në kërkim, Brilant Martinaj.

Ky i fundit, gjithashtu pretendon se është i pafajshëm dhe se po akuzohet vetëm për faktin se ka kaluar në atë zonë, në të njëjtën orë me kohën kur ka ndodhur krimi i rëndë.

Efektivi Xhulio Prela, ishte duke u kthyer për në banesën e tij, pasi kishte çuar një të afërm në Shkodër kur u vra, ngjarje që sipas Policisë ka ardhur pas një sherri për shkaqe banale me autorët, si dritat e gjata të makinës.
Shtuar më 21/12/2020, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori