Detajet/ Makina shpërtheu në flakë pasi u godit nga kamioni, drejtuesi u dogj së gjalli
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje, brenda në tunel.

Një veturë me targa të huaja dhe një kamion janë përplasur mes tyre ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Makina e vogël e cila ishte me gas ka shpërthyer dhe drejtuesi është djegur brenda.

Nuk dihet identiteti i viktimës dhe as shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Policia e Tiranës po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Shtuar më 19/10/2019, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori