DETAJET/ Makina përplas gruan, e merr ambulanca e agjensisë funerale
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Një automjet ka përplasur drejtuesen e një bicikletë. Drejtuesja e biçikletës ka qenë duke ecur në korsinë e automjeteve dhe dyshohet se i ka prerë rrugën makinës.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulance e cila e ka marë te lenduarin dhe e ka transportuar drejt spitalit të Vlorës.

aksident ka mbërritur ambulanca e agjensisë funerale e cila është private.

Por kjo ambulancë, nuk ka asnjë infermierë dhe ngritja e trupit të gruas për në barrel, është bërë nga kalimtarët të cilët ndodheshin të pranishëm në momentin e aksidentit, shkruan Fax web.

Drejtuesja e biçikletës ka pësuar disa fraktura në kokë dhe trup, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ështe shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit. Policia po punon për shkaqet e plotë të aksidentit.
Shtuar më 19/11/2019, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori